Mike Pence në kampin e muxhahedinëve: Hera e parë që vizitoj Shqipërinë, ndajmë një parim për Iranin

schedule19:48 - 23 Qershor, 2022

schedule 19:48 - 23 Qershor, 2022

Ish.zv presidenti amerikan Mike Pence ndodhet në Shqipëri. Pence në kampin e muxhahedinëve në Manzë tha se kjo është hera e tij e parë që viziton vendin tonë, ndërsa theksoi se ndajnë parime të përbashkëta për lirinë e Iranit.

Ai tregoi mbështetje për iranianët të strehuar në kampin Ashraf në Manzë të Durrësit. Pence tha se Amerika është shtëpia e iranianëve.

“Kam udhëtuar mijëra milje për të qenë sot këtu pasi ne ndajmë një çështje të përbashkët. Çlirimin e popullit të Iranit. Ne ndajmë një parim për një Iran të lirë dhe demokraci të qëndrueshme. Dua të falënderoj të gjithë. Shumica prej jush keni kaluar situata shumë të vështirë. Ju falënderoj për qëndrueshmërinë në emër të lirisë. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë.

E di brenda zemrës time që shumica duke qenë përvoja ime që kam shërbyer, shumë amerikanë kanë familjarët e tyre. 1.5 milion amerikanë kanë lindur në Iran. Shqipëria është shtëpia e diasporës së Iranit. Populli i Iranit ka një vend të veçantë në zemrën time.

Zemra e Amerikës është liria dhe ne nuk duhet të jemi kurrë të heshtur. Duke i dhënë një zë ne nënshkruam një rezolutë për të mbështetur protestuesit kurajozë të Iranit”, u shpreh Pence. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!