Mike Pence: Mund të ketë më shumë viktima në SHBA nga koronavirusi

schedule16:14 - 1 Mars, 2020

schedule 16:14 - 1 Mars, 2020

Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence, një interviste me Jake Tapper të CNN i pyetur për rrezikun e koronavirusit, tha se egziston mundësia që të ketë një numër të lartë vdekjesh.

“Mund të ketë më shumë vdekje në SHBA nga koronavirusi, por shumica e amerikanëve nuk duhet të shqetësohen për këtë”, u shpreh ai.

Gjithashtu Pence njoftoi se referuar Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, mundësia për tu shëruar e personave të prekur nga virusi është e lartë.

“Dua të them realitetin, që doktor Fauci dhe të tjerët më kanë thënë: “shumica e njerëzve që janë të prekur me koronavirusin, do të shërohen”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!