Mik i ngushë i Vladimir Putin, ish-kancelari gjerman padit parlamentin pasi iu hoqën privilegjet

schedule11:00 - 12 Gusht, 2022

schedule 11:00 - 12 Gusht, 2022

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder ka paditur parlamentin gjerman pasi dëshiron që të marrë përsëri zyrën e tij dhe privilegje të ndryshme.

Në pranverë, Komisioni i Buxhetit i Bundestagut ia hoqi Schroeder të drejtën për një zyrë, një ekip asistentësh dhe privilegje të tjera që zakonisht rezervohen për ish-udhëheqësit e qeverisë.

Tani Schroeder ka ndërmarrë veprime ligjore, siç konfirmoi avokati i tij për Dpa.

Vendimi i Komisionit Parlamentar vjen për faktin se Schroeder nuk respektonte më si duhet rolet dhe detyrat zyrtare të një ish-kancelari dhe detyrimet e kërkuara.

Vitin e kaluar, më shumë se 400,000 euro u shpenzuan për stafin e zyrës së Schroder-it, ndërsa pensioni i tij personal prej 8,300 euro nuk u pezullua gjithsesi, shkruan Ansa.

Ish-lideri socialdemokrat është kritikuar prej kohësh për pozicionet e tij ekzekutive në kompanitë shtetërore ruse, si dhe për miqësinë e tij të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin. Pak ditë më parë, një vendim fillestar i një komisioni lokal të SPD-së ka refuzuar ndërkohë kërkesat për përjashtimin e Shroderit nga Partia Socialdemokrate./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!