“Mik Festival”, Inva Mula tregon prapaskenat: Doli jashtë pritshmërive

schedule08:59 - 30 Korrik, 2020

schedule 08:59 - 30 Korrik, 2020

Drejtoresha artistike e “Mik Festival”, Inva Mula ka folur rreth vështirësive për zhvillimin e festivalit, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Abc e Mëngjesit”, ajo tregoi se u mbajt vetëm dita e fundit për shkak të vendimit të mbylljes.

Mula shtoi se zgjodhën Prespën për ta promovuar si vend turistik dhe pjesëmarrës ishin shumë emra të njohur.

“Pandemia na ka gjunjëzuar, veçanërisht artin botëror. Duke qënë se ne ishim në edicionin e tretë të një festivali që zhvillohej në javën e fundit të korrikut. Duke qenë se u morë vendimi për mbylljen, u detyruam që ta  kemi shtyrë për një ditë tjetër. U mbajt vetëm dita e fundit dhe doli jashtë pritshmërive tona. Duam të promovojmë vendet që ne nuk i njohim dhe këtë herë zgjodhëm Prespën, gjetëm një kishë një shpellë, ku muzika dëgjohej. Koncerti është rregjistruar nga një televizion shumë dinjitoz dhe erdhën me kamera dhe me dron.

Duke qenë se Jusuf Beshiri ka drejtuar muzikën baroke, iu drejtova dhe zgjodhëm një repertor të mos ishte tipik barok. Pikërisht iu drejtova në një këngëtareje Ulpiana Aliaj dhe ishte e duhura. Prandaj u bashkuam dhe me një kitarist, kështu krijuam një trio perfekte. Ulpiana është një vajzë që ka bërë këtë progresin që ne njohim. Ajo ka një shkollim shumë të mirë dhe vjen nga një familje artistësh, pasi mamaja e saj është një artiste shumë e mirë”, tha Inva Mula./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!