Mijëra australianë mbushën plazhet të martën për të festuar ditën e tyre kombëtare, pavarësisht Covid-19. Shumë u dyndën në plazhet më të njohura si Bondi Beach dhe Gold Coast.
Por shumë të tjerë vendosën të festojnë ndryshe: duke protestuar.
Dita e Australisë shënon mbërritjen e britanikëve në kontinent në vitin 1788, një ngjarje që shumë aborigjenë, apo banorët autoktonë të Australisë e cilësojnë si “dita e pushtimit”.
Pesë persona u arrestuan të martën në protesta kryesisht paqësore. Për të tjerët, kjo ditë ishte thjesht një arsye për të festuar dhe për të veshur bikini në temperaturat e nxehta të vendit.
Rreth 2,000-3,000 njerëz u mblodhën në Sidney. Policia arrestoi disa persona për shkelje të rregullave të sjelljes publike dhe përplasje me policinë.
Mijëra njerëz marshuan në qendër të qytetit, të veshur me bluza me flamurin të aborigjenëve ndërsa organizatorët u përpoqën të respektonin rregullat e distancimit shoqëror.
Australia ka regjistruar 28,800 raste me koronavirus dhe 909 viktima, kryesisht në Victoria./abcnews.al