Mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në Kanadanë perëndimore, për shkak të zjarreve. Sezoni i zjarreve, i cili filloi më herët se zakonisht, pritet të jetë i vështirë dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm, sipas autoriteteve federale.
Large plumes of smoke drifted over Alberta and in British Columbia as fires raged out of control across western Canada https://t.co/la9CbYuVGO pic.twitter.com/LkzR09ZvPl
— Reuters (@Reuters) May 13, 2024
Pothuajse 3,500 banorë u detyruan të largohen, 400 kilometra më në jug, të premten mbrëma. Në provincën fqinje të Albertës, 43 vatra zjarri ishin aktive, njëra prej të cilave ishte rreth pesëmbëdhjetë kilometra nga Fort McMurray.
Në vitin 2023, Kanadaja përjetoi sezonin më të keq të zjarreve në historinë e saj. Zjarret, që përfshinë vendin nga lindja në perëndim, dogjën 150 milionë hektarë, morën jetën e tetë zjarrfikësve.
/abcnews.al