Mijëra të arrestuar në Iran në protestat kundër rritjes së çmimit të karburantit

schedule11:16 - 18 Nëntor, 2019

schedule 11:16 - 18 Nëntor, 2019

Kanë degjeneruar në dhunë protestat në Iran kundër rritjes së çmimit të karburanteve.

Më shumë se një mijë persona janë arrestuar në manifestimet, në më shumë se 100 qytete. Lajmi është konfirmuar nga agjensia Fars, që citon një burim të shërbimeve të sigurisë. Sipas agjencisë së lajmeve Isna, manifestimet u zhvilluan në disa qytete të vendit por dhe në universitetin e Teheranit.

Lideri suprem Iranian Ali Kamenei i cilësoi banditë autorëte akteve të dhunës së dy ditëve të fundit në Iran, gjatë manifestimeve kundër rritjes së cmimit të karburantit.

Ndërkohë mediat iaraniane konfirmojnë se ka dhe viktima, por pa dhënë një numër të saktë. Edhe Kamenei gjatë fjalës së mbajtur në television konfirmoi viktimat. Burime zyrtare deri tani flasin për dy të vrarë, një civil dhe një agjent policie.

Burime të pakonfirmuara pretendojnë se viktimat janë 14, ndërsa agjencia e lajmeve Fars pohon se të arrestuarit janë më shumë se një mijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!