Mijëra protestues pro-palestinezë kanë nisur marshimin në qendër të Londrës duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
Marshimi, i organizuar nga Fushata e Solidaritetit të Palestinës, nisi nga sheshi para Parlamentit pak para orës 13:00 dhe do të vazhdojë përmes Whitehall përpara se të përfundojë në Hyde Park.
Ish-udhëheqësi i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn ishte mes atyre që mbanin pankarta në krye të turmës.
Protestuesit mbanin pankarta në duar me sloganet: “Stop gjenocidit në Gaza”.
/abcnews.al