Mijëra protestues në Hong Kong një ditë pas përplasjeve të dhunshme me policinë

schedule11:38 - 12 Nëntor, 2019

schedule 11:38 - 12 Nëntor, 2019

Protestat në Hong Kong vijojnë dhe një ditë pas përplasjeve të dhunshme mes manifestuesve dhe policisë, me nëj apel të ri për grevë të përgjithshme.

Me mijëra persona u mblodhën në qendër duke shfrytëzuar pushimin e drekës dhe bllokuan rrugët kryesore, njësoj si një ditë më parë. Shërbimet e transportit u paralizuan sërish, ndërsa një grup të rinjsh aktivistë me maskë janë parë sërish në disa rrugë të ndryshme të vendit. /abcnews.al