Mijëra protestojnë në Gjeorgji kundër projektligjit për “agjentët e huaj”

schedule14:17 - 2 Maj, 2024

schedule 14:17 - 2 Maj, 2024

Mijëra protestues protestuan sërish në Gjeorgji kundër projektligjit të diskutueshëm për agjentët e hua, i cili u miratua nga parlamenti, pavarësisht kritikave masive kundër tij.

Vendi është përballur me protesta antiqeveritare që nga 9 prilli, pasi partia në pushtet, “Ëndrra Gjeorgjiane”, miratoi  projektligjin që shihet si një pengesë për ambiciet e Gjeorgjisë për t’u bashkuar me BE.

Deputetët miratuan projektligjin me 83 vota pro dhe 23 kundër, të cilin partia në pushtet synon ta miratojë përfundimisht deri në mes të majit, pavarësisht protestave trejavore të kundërshtarëve.

Por presidentja Salome Zourabisvili pritet të vendosë veton ndaj tij. Megjithatë, Ëndrra Gjeorgjiane ka mjaft vota për ta kaluar atë. Protestuesit u mblodhën mbrëmë para parlamentit me flamuj gjeorgjian dhe eUropian dhe kënduan himnin e BE-së, sipas një gazetari të AFP.

Policia, e cila kishte shpërndarë dje turmën e grumbulluar duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome, këtë herë përdori sprej piper dhe pompa uji për të larguar një grup të vogël protestuesish që po përpiqeshin të bllokonin hyrjen anësore të parlamentit.

“Gjeorgjia i përket Europës dhe ne nuk do të tolerojmë ligjet ruse dhe një qeveri pro-ruse,” tha një nga protestuesit.

Projektligji i diskutueshëm e ka marrë frymëzimin nga një ligj rus i përdorur nga Kremlini për të shtypur zërat e disidentëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!