Mijëra peshq të ngordhur në brigjet franceze

schedule14:04 - 5 Shkurt, 2022

schedule 14:04 - 5 Shkurt, 2022

Franca ka nisur hetimet pasi mijëra peshq të ngordhur që kanë mbuluar një sipërfaqe ujore prej 3 mijë metra katrorë. Peshqit janë hedhur në det nga një peshkarexhë holandeze e cila konsiderohet si e dyta më e madhe në botë. Sipas aktivistëve që knë filmuar pamjet, mendohet të jenë më shumë se 100 mijë peshq, shkruan The Guardian

Organizata që përfaqëson peshkarexhën, u shpreh se incidenti u shkaktua nga prishja e rrjetës së peshqve, duke e cilësuar si një ngjarje shumë të rrallë. Por sipas aktivistëve peshkarexha ka hedhur qëllimisht peshqit ne det pasi ai lloj nuk ka një vlerë të rëndësishme monetare në treg.

Një praktikë që  është e ndaluar nga normat e Bashkimi Europian.

Ministrja franceze për cështjet detare e cilësoi shqetësues incidentin dhe urdhëroi nisjen e hetimeve.

/abcnews.al