Mijëra njerëz mblidhen në sheshin e Shën Pjetrit përpara funeralit të Papa Françeskut

schedule08:39 - 26 Prill, 2025

schedule 08:39 - 26 Prill, 2025

Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, ku do të fillojë funerali i Papa Françeskut.

Vatikani thotë se deri në një çerek milion njerëz mund të dynden në shesh dhe një milion të tjerë do të kalojnë rrugën përmes Romës, shkruan CNN.

Anëtarët e klerit qëndrojnë përpara bazilikës së Shën Pjetrit, përpara meshës funerale të Papa Françeskut.

Papa Françesku do të përcillet të shtunën për në banesën e fundit në orën 10 të mëngjesit. Më shumë se 200 mijë njerëz pritet të jenë këtë fundjavë në Funeralin e Papa Franceskut në Vatikan ky mes tyre më shumë se 170 delegacione ndërkombëtare.

Murgeshat ecin në rrugën Via della Conciliazione përpara funeralit të Papa Françeskut pranë Vatikanit.

Në mesin e liderëve që do të marrin pjesë në Funeralin e Atit të Shenjtë janë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidenti Amerikan Donald Trump, ai francez Emmanuel Macron si dhe dhjetëra liderë të tjerë nga e gjithë bota./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!