Avokati i Popullit ukrainas Dmytro Lubinets tha se qindra, fëmijë janë deportuar me forcë në Rusi. Autoritetet kanë përcaktuar tashmë identitetin e më shumë se 13,000 fëmijëve të deportuar në Rusi, sipas The Guardian.
“Ne nuk e dimë numrin e saktë të fëmijëve ukrainas por, sipas të dhënave tona, mund të supozojmë se qindra mijëra fëmijë ukrainas janë deportuar me forcë”.
Hetuesit kanë zbuluar një qeli brenda një “dhome torture” në Kherson të çliruar së fundmi, ku dyshohet se fëmijët keqtrajtoheshin.
“Pas çlirimit të zonave të rajonit Kherson, unë personalisht vizitova qytetin e Khersonit dhe zbuluam një dhomë torturash, ku, sipas dëshmive të njerëzve që ishin mbajtur atje, kishte një qeli të veçantë për fëmijë.
Nuk ndryshonte nga qelitë e tjera, ishte në një bodrum shumë të ftohtë dhe të lagësht,” tha ai.
/abcnews.al