Mijëra demonstrues në Malmo kundërshtojnë pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovizion

schedule08:37 - 10 Maj, 2024

schedule 08:37 - 10 Maj, 2024

Mijëra persona marshuan sot të qetë nëpër rrugët e Malmos, në Suedi, për të protestuar kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision 2024, disa orë para hyrjes së vendit në garë.

”Unë jam një fanse e Eurovisionit dhe më thyhet zemra të mos e shoh, por po e bojkotoj”, shpjegon një suedeze 30-vjeçare, e cila nuk dëshiron të japë emrin e saj.

“Nuk mund të argëtohem duke e ditur se Izraeli po merr pjesë, kur të gjithë këta fëmijë po vdesin. Mendoj se është e padrejtë”, thekson ajo.

Pjesëmarrja e Izraelit në konkursin evropian të këngës, finalja e të cilit do të mbahet të shtunën në Malmo, është kontestuar për shkak të luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, me disa peticione në të gjithë Evropën që bëjnë thirrje për përjashtimin e tij.

Në fund të marsit, kandidatët nga nëntë vende, duke përfshirë Nemo të Zvicrës, një nga favoritët, bënë thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm.

Kandidati izraelit, Eden Golan, duhet të marrë pjesë sot në mbrëmje me këngën ”Uraganin”, në gjysmëfinalen e dytë.

“Nuk është e drejtë. Sipas mendimit tim, nëse mund ta përjashtojnë Rusinë, pse nuk mund ta bëjnë këtë për Izraelin”, pyet Marwo Mustafa, një demonstruese e re rreth të njëzetave.

Në vitin 2022, kompanitë ruse të transmetimit u përjashtuan nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili mbikëqyr konkurrencën, në vazhdën e luftës në Ukrainë.

Duke u nisur nga sheshi kryesor i Malmos, demonstruesit, më shumë se 5 000, marshuan në arterien kryesore të qytetit duke valëvitur flamujt palestinezë.

Në pankarta lexohej “Çlironi Palestinën”, “EUR legjitimon gjenocidin” ose “Nuk mund ta lajmë kolonializmin rozë”.

Aktivistja e klimës Greta Thunberg, e njohur për pozicionet e saj pro palestineze, ishte në procesion, së bashku me shumë familje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!