Midhja speciale drejt zhdukjes, alarmi: Dateri po tregtohet në mënyrë të paligjshme

schedule12:35 - 20 Shtator, 2019

schedule 12:35 - 20 Shtator, 2019

Ambjentalistët në Vlorë kanë dhënë alarmin për zhdukjen e midhjes speciale, daterit. Krijesa ujore po tregtohet në restorante të ndryshme, ndërsa është e ndaluar me ligj. Përfaqësues të AKU-së thonë se janë gjobitur disa subjekte, por ende situata është jashtë kontrollit.

Dateri rrezikon zhdukjen. Prej vitesh kjo midhje dykapakore tregtohet në restorante të ndryshme. Gjuetia e këtyre specieve është konstatuar prej vitesh, pavarësisht se ndalohet me ligj.

Për të parandaluar dëmtimin e florës dhe faunës përgjate bregdettit u mblodhën në një takim-ekspedite organizatat ambjentaliste, përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit , rojet bregdetare dhe përfaqësues nga ministria e Turizmit. Ambjentalisti Simo Ribaj flet për një situatë alarmante pasi gjate sezonit veror janë shkatërruar shkëmbinj për të nxjerre Daterin.

Nertil Bellaj, drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për qytetin e Vlorës thotë se 7 subjekte janë gjobitur për tregtimin e paligjshëm të daterit vitin që shkopi si dhe 8 subjektet këtë vit.

Sipas Bellajt ligji pritet të përmirësohet, si edhe të rriten masat ndëshkuese për të parandaluar gjuetinë e këtyre specieve unike.

Dateri, quhet “shpuesja e shkëmbit”, dhe bën pjesë te molusqet (butakët) dykapakorë (Bivalvia).

Eshtë një nga më të kërkuarat në treg  Kjo ka bërë që ky lloj të jetë objekt i vazhdueshëm i grumbullimit dhe tregtimit. /ABC News Albania 24/7