Skype do të mbyllet në muajin maj. Platforma njoftoi në rrjetin social X se që shërbimi i tyre nuk do të jetë më i disponueshëm.
Përdoruesit gjatë ditëve në vijim mund të identifikohen në platformën Microsoft Teams Free. Deri më 5 maj, përdoruesit do të kenë mundësinë të kalojnë të gjitha kontaktet e tyre dhe të dhënat në platformën e Teams.
Hapi i parë që përdoruesit duhet të bëjnë është të shkarkojnë aplikacionin Microsoft Teams. Më pas ata duhet të aksesojnë platformën me të dhënat që kanë pasur. Sapo të futen në platformë, të dhënat dhe bisedat e vjetra do të shfaqen aty.
Nëse një përdorues nuk ndërmerr asnjë veprim deri më 5 maj, Skype do të ruajë të dhënat e përdoruesit deri në fund të vitit dhe me pas ato do të fshihen.
Skype u lancua në vitin 2003 dhe më pas u ble nga Microsoft në vitin 2011.
Shërbimi i platofrmës ishte ndër më të përdorurit në botë për individët dhe kompanitë.
Por në qershor të vitit 2021 filluan për herë të parë spekulimet për mbylljen e Skype, kur kompania Microsoft lançoi Microsoft Teams, që filloi të përdorej shumë gjatë pandemisë së Covid-19, duke zëvendësuar tashmë Skype.
Nuk dihet se sa njerëz preken nga mbyllja e platformës, por numrat më të fundit që Microsoft kishte ndarë ishin në vitin 2023, kur tha se kishte më shumë se 36 milionë përdorues janë shumë larg nga kulmi i Skype prej 300 milionë përdoruesish.
/abcnews.al