Në Maqedoni vijojnë përplasjet politike pas referendumit për emrin. Opozita i bën thirrje kryeministrit Zaev që të heqë dorë nga marrëveshja me Greqinë. Ndërsa partia në pushtet është përgjigjur duke i kërkuar VMRO-DPMNE-së të sqarojë nëse mbështet integrimin e vendit në NATO dhe BE.
Vazhdojnë përplasjet në LSDM për ngërçin e krijuar pas referendumit të 30 shtatorit. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot doli me një propozim të ri për qeverinë, që Kryeministri Zaev publikisht të heq dorë nga marrëveshja me Greqinë, e pastaj të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Për dallim nga thirrjet e VMRO-së, LSDM, partia në pushtet vlerëson se udhëheqja e VMRO-DPMNE-së duhet të ndalojë përhapjen e lajmeve të rreme dhe të theksojë qartë nëse janë për pranimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.
Në një konferencë për shtyp, kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE –së Hristian Mickovski tha se Republika e Maqedonisë ka hyrë në një krizë politike të re, si pasojë e paaftësisë së qeverisë të menaxhojë me proceset kyçe në shtet. Mickovski i bëri thirje Kryeministrit Zoran Zaev që të hedhë poshtë marrëveshjen me Greqinë, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe formimin e një qeverie teknike sipas modelit të Përzhinës.
“Zaevi menjëherë të heqë dorë nga Marrëveshja me Greqinë dhe atëherë hajde në zgjedhje dhe populli të vendosë. Pas asaj VMRO-DPMNE-ja do të përkrahë formimin e një institucioni prokurorial të ri, për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe korrupsioni menjëherë pas përfundimit të mandati të politizuarës PSP-së, por kësaj here në mënyrë të profesionalizuar dhe e udhëhequr nga prokuror publik i zgjedhur në bazë të konsensusit të partive dhe i cili do të punojë për rastet e PSP-së, dhe njëkohësisht do të hetojë materialet e incizuara në mënyrë ilegale. Prokuroria e re do ta testojë edhe periudhën e punës së qeverisë aktuale dhe të gjitha aferat që lidhen e qeverinë, përfshirë dhe parregullsitë e referendumit, por edhe të gjitha materialet e theksuara nga përgjimi ilegal që kanë të bëjnë më Zoran Zaevin dhe LSDM-në” .
LSDM-ja ka reaguar pas konferencës së sotshme të kryetarit të VMRO-së, Hristian Mickoski. Partia në pushtet vlerëson se udhëheqja e VMRO-DPMNE-së duhet të ndalojë përhapjen e lajmeve të rreme dhe të theksojë qartë nëse janë për pranimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.
“Zgjedhja është e qartë, ose nga BE dhe NATO ose mbesim të izoluar. VMRO-DPMNE duhet të thotë çfarë është. Nëse janë për BE dhe NATO tani është koha për të ndaluar lajme të rreme dhe të përpiqen të fitojnë amnisti për Nikolla Gruevskin. Mickoski nuk do ta ndalë vullnetin e qytetarëve, nuk do të pengojë të ardhmen e Maqedonisë”.
Partia deklaron se deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët me të vërtetë duan të shohin vendin në BE dhe NATO duhet të marrin përgjegjësinë dhe të mbështesin proceset në Parlament./abcnews.al