Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mickoski: Shqetësuese situata në Shqipëri

schedule17:50 - 21 Qershor, 2019

schedule 17:50 - 21 Qershor, 2019

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski ka deklaruar se pret që data për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut të jepet në vjeshtë. Mickoski ka shprehur shqetësimin se situata e tensionuar politike në Shqipëri mund të ndikojë në këtë vendim.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së, forcës kryesore opozitare në Maqedoninë e Veriut, ka përsëritur akuzat në adresë të koalicionit qeverisës për dështim si në planin e brendshëm, ashtu dhe atë të jashtëm. Duke folur në emisionin Klan Debat të Seladin Xhezairit, Mickoski tha se Qeveria Zaev nuk ka arritje në planin ekonomiko-social e as të çuarjes përpara të reformave, ndërkohë që për Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, që çoi në zhbllokimin e procesit euro-atlantik të vendit, u shpreh se ajo ishte kapitulluese dhe në dëm të qenies kombëtare maqedonase.

Megjithatë i pyetur se, hipotetikisht, çfarë qëndrimi do të mbajë VMRO-DPMNE-ja ndaj këtj dokumenti nëse fiton nesër në zgjedhjet e radhës,  Mickoski dha një përgjigje të matur: “Ka mundësi të reterojmë nga ky dëm dhe dinjiteti i shkatërruar kombëtar, por me dy kushte: Sipas Kushtetutës dhe ligjeve, ose të kemi shumicën e dy të tretave, përkatësisht 80 deputetë dhe të kemi të plotësuar kriterin e Badinterit”, tha kreu i VMRO-DPMNE-së duke pranuar se për çdo eventualitet llogarit edhe në qëndrimin e deputetëve jomaqedonas që në rastin konkret do ta zhbënin përpjekjen për rinegociim të këtij traktati.

Në këtë vijë, ai shpjegoi se edhe sa i përket ligjit të debatueshëm për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, do të respektojë mendimin e Gjykatës Kushtetuese që aktualisht nuk dihet se kur do të mund ta marrë çështjen në shqyrtim. Duke komentuar zvarritjen e dhënies së datës për çeljen e negociatave për aderim në Bashkimin Evropian, i pari i VMRO-DPMNE-së, me gjithë skepticizmin e përsëritur gjatë emisionit, pranoi se pret që dilema të zgjidhet në vjeshtë: “Unë pres se Maqedonia do të marrë datën për çeljen e negociatave”, deklaroi Mickovski duke lënë të kuptohet se për kapërcimin e mospajtimeve me Qeverinë lidhur me statusin e Gjykatës Speciale Publike bisedimet vazhdojnë, por se për momentin nuk ka ndonjë përparim që do të shpiente drejt arritjes së një zgjidhjeje kompromise  për projektligjin për Prokurorinë Publike të vendit. Lideri i opozitës maqedonase në Klan Debat ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në rajon, përfshirë këtu edhe përplasjet në Shqipëri.

Parashikon një verë të nxehtë politike: “Sinqerisht pres një verë të nxehtë politike. E dimë se për më 30 qershor janë cqaktuar zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe këto po problematizohen. Po shikojmë se Presidenti Ilir Meta u kanos se do ta nxjerrë ushtrinë në rrugë nëse vazhdon procesi i mbajtjes së zgjedhjeve vendore. Janë serioze mospajtimet mes opozitës dhe Qeverisë në Shqipëri, në mes të zotit Basha dhe zotit Edi Rama”, vlerësoi Mickovski. Ndërkaq, sa u përket zhvillimeve të pritshme në vijën Prishtinë-Beograd ai u shpreh se do të ishte e pashembullt të përzihet në punën e tyre dhe çfarëdo marrëveshje duhet të përqendrohet në interesat e tyre fqinjësore./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!