Michele Morrone është aktualisht një nga aktorët më të kërkuar në kinematografinë italiane. Aktori është angazhuar kohët e fundit tek “365 ditë”, ku luan bashkë me Simone Susinna. Të dy, tashmë ditët e fundit, janë parë shpesh së bashku. Sidoqoftë, vetëm sot, Michele ka befasuar publikun me një foto që shumë nuk e kanë kuptuar.
Ai shihet bashkë me Simonen të përqafuar, krahas së cilës ka shkruar: “Unë jam një gënjeshtar”. Kaq ka mjaftuar që fansat e tij të spekulojnë se aktori ka pranuar se është homoseksual. Dhe Sussina ka publikuar të njëjtën foto, gjë që ka shtuar dyshimet nëse ky është një mesazh për orientimin e tij seksual. /abcnews.al