Michel Owen i “mahnitur” nga “galaktikët”: Real Madrid ka filluar t’i marrë gjërat seriozisht

schedule17:53 - 6 Prill, 2023

schedule 17:53 - 6 Prill, 2023

Real Madrid e ka nisur në mënyrën perfekte muajin prill, teksa në 2 ndeshjet e para të muajit ndaj Real Valladolid e Barcelona ka fituar respektivisht me rezultatet 6 me 0 e 4 me 0, ku protagonist absolut ka qenë “bomberi” francez, Karim Benzema, i cili ka shënuar në total 6 gola nga këto përballje.

Për rezultatet e “madrilenëve” një postim në rrjetin social “Twitter” e ka bërë ish-sulmuesi legjendar anglez, Michael Owen, i cili komentoi ecurinë pozitive të “madrilenëve”.

“Prilli do të thotë një gjë. Real Madrid ka filluar t’i marrë gjërat seriozisht. Performancë e pabesueshme në El Clasico”,- është shprehur Owen në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al 

Postimi i plotë: