Michel: Civilët duhet të mbrohen në çdo moment dhe kudo

schedule13:56 - 26 Tetor, 2023

schedule 13:56 - 26 Tetor, 2023

“Ne të gjithë e njohim të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje duke respektuar të drejtën ndërkombëtare”, tha Presidenti i Këshillit Europian, në samitin në Bruksel.

Ai theksoi se është e rëndësishme që BE të tregojë se është “e bashkuar për të mbrojtur vlerat dhe parimet”.  Në të njëjtën kohë, Michel dënoi sulmin terrorist të Hamasit dhe vuri në dukje se duhet të sigurohet aksesi humanitar.

“Civilët duhet të mbrohen gjithmonë dhe kudo”, tha Charles Michel.

Në fund, presidenti i Këshillit Europian vuri në dukje se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!