Michael Ngoo nuk do të rikthehet te Tirana, edhe pse presidenti Refik Halili e kishte lënë të hapur si pistë. Sulmuesi anglez, i cili dha një kontribut të madh në fitimin e titullit vjet, e ka zgjedhur ekipin e ri.
Ngoo është zyrtarizuar në Qipro, te skuadra e Paralimni në elitë. Gjiganti anglez kështu do të nisë një aventurë të re dhe në krahun tjetër Tirana duhet të mendojë për një tjetër sulmues.
Ferhan Hasani është në listën e objektivave të kampionëve në fuqi, por deri më tani nuk ka një marrëveshje. “Buba” ka edhe oferta të tjera, që e joshin më shumë, por te Tirana nuk janë dorëzuar ende. / abcnews.al