Forcat e sigurisë në Mianmar kanë vrarë të paktën 16 protestues të shtunën, ndërsa udhëheqësi i juntës tha se ushtria do të mbrojë njerëzit dhe demokracinë.
Protestat në Mianmar vazhdojnë që prej datës 1 shkurt, kur ushtria e fuqishme e Mianmarit ka marrë kontrollin e vendit me një grusht shteti dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pas arrestimit të lideres Aung San Suu Kyi dhe politikanëve të tjerë të qeverisë.
“Kjo që ndodhi sot është e turpshme,” tha një zëdhënës i CRPH, një grup anti-junta i ngritur nga ligjvënësit e rrëzuar.
“Gjeneralët ushtarakë po festojnë Ditën e Forcave të Armatosura pas vrasjes së 300 civilëve të pafajshëm,” tha ai, duke dhënë një vlerësim të gjendjes që kur protestat shpërthyen për herë të parë në vend.
E dërguara speciale e Kombeve të Bashkuara për Mianmar, Christine Schraner Burgener, tha se ushtria ishte kthyer kundër qytetarëve të saj.
“Gratë, të rinjtë dhe fëmijët kanë qenë në mesin e të vrarëve,” tha ajo në një deklaratë./abcnews.al

