Mezini: Kryetarët kanë ngritur pazarin, paguhet deri në 500 mijë euro për t’u bërë deputet

schedule20:46 - 12 Mars, 2021

schedule 20:46 - 12 Mars, 2021

Valbona Mezini kandidate e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, ka deklaruar se është paguar nga 300 deri në 500 mijë euro për t’u bërë deputet.

Në studion e “Bardh e Zi” ku po diskutohet për përzgjedhjen e kandidatëve Mezini tha se kryetarët e kanë ngritur pazarin dhe shikojnë ata që ofrojnë më shumë para.

Lexo edhe: Alfred Peza: Kandidatët e PS për deputetë u përzgjodhën me transparencë maksimale

“Ka pasur kandistë për deputet në 2017 që kur i lanconte kryetari nuk thoshte dot gjë përvese është nënë e shkëlqyer dhe ka bërë tre kalamaj. Ka raste flagrante që vazhdojnë akoma. Duhet të kalojë diskutimi në këtë prizëm. Të ndahemi nga e shkuara dhe të ndërtojmë një sistem tjetër. ky vend bëhet dhe ka shqiptarë shumë të mirë në këtë vend.

“Vetë kryetarët e partive për të bërë lekë kanë ngritur pazarin. Është hapur tregu politik. E kam parë nga afër. Ngriheshin në ajër disa persona kush kishte lekë. Deri në 300-500 mijë lekë është paguar”, tha Mezini. g.v/abcnews.al