Sergino Dest është përforcimi i Barcelonës për krahun e djathtë të mbrojtjes. Drejtuesit e klubit katalanas paguan tek Ajaksi 21 milion euro për 19-vjeçarin amerikan (firmosi një kontratë 5-vjeçare).
Në një prononcim për beIN Sports, lojtari i lindur në Holandë, rrëfen se mezi po pret sfidën ndaj Juventusit dhe Cristiano Ronaldos në Champions League. Goglat vendosën Barcelonën dhe Juventusin në grupin G, aty ku marrin pjesë edhe Dynamo Kyiv dhe Ferencvarosi i Myrto Uzunit.
“Do të jetë një moment i veçantë të luaj përkrah Leo Messit dhe kundër Cristiano Ronaldos. Të premten në mëngjes, pas takimit që luajtëm ndaj Celta Vigos, pata mundësinë të takohem me Leon dhe shokët e tjerë.
Ishte një moment special dhe shumë i bukur. Kalimi te Barcelona është një ëndërr e kthyer realitet. E pranova menjëherë ofertën e tyre. Bayerni? Mua më pëlqejnë sfidat, ky është shkaku pse zgjodha kalimin në Spanjë“, deklaron Dest. /abcnews.al