Përplasja mes Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhi u bë kryefjala e punimeve parlamentare këtë të enjte. Me tone të larta, kryetari i PD-së, i kërkoi Kuvendit që të mos vonojë dhe ta njohë atë si kryetar të grupit parlamentar demokrat.
I ftuar në “Real Story”, deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se i vjen për të qeshur kur shikon Bashën. Ai madje e ka krahasuar me ish-deputetin Selami Jenisheri, duke u shprehur se ka një ngjashmëri të madhe.
Salianji ka theksuar se nëse nuk do të bëhej fjalë për opozitën dhe për prishjen e balancave në këtë vend, mund ta komentonte gjithë kohën duke qeshur.
“Kam përshtypjen që unë mezi e mbaj të qeshurën kur e shoh. Pra, një personazh butaforik, për fat të keq, një njeri që ka marrë çdo gjë nga demokratët dhe PD, sot një personazh që nuk i vlen as PS që ky do t’i shërbej. Ishte me një gjuhë shumë të ashpër sot, sidomos edhe ky serioziteti e bën dhe më të fortë në qendrimet ndaj qeverisë, por nuk i duhet qeverisë. Pra, më kujton disa deputetë të sanksioneve të kaluara kur ne lajm mandatet që reagonin po me forcë, ka një ngjashmëri të frikshme me njërin prej tyre, ishte një deputet me biçikletë që ka dal tani dhe thotë ‘jam trajner i kombëtares’, pra për analogji ky thotë jam trajner i PD. Ai thotë do ta mund Çekinë se kam ca metoda të reja, ndërsa ky thotë do ta mund Ramën, jo vetëm Ramën, Metën dhe të gjithë ne të tjerë me radhë. Nëse nuk do të bëhej fjalë për opozitën dhe për prishjen e balancave në këtë vend, padyshim që mund ta komentonim gjithë kohën duke qeshur këtë personazh. Fatkeqësisht, çështja është më shumë se serioze se është prishur një nga kolonat më të rëndësishme të opozitës për mendimin tim. Opozita është në gjendje të keqe për shkak të keqpërdorimit që i bën ndihmësqeveritari Lulzim Basha, sepse nuk bëhet dot qeveritar se nuk ka për t’u pranuar se nuk është se ka ndonjë peshë reale”, u shpreh ai./abcnews.al