Prokuroria e Përmetit ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për 26 nga 28 të arrestuarit në operacionin “Mezhgorani”.
Për Shpresa Gjoçin mësohet se Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Kejsi Meçon “detyrim paraqitje”.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se seanca për të arrestuarit është shtyrë me 3-4 orë.