Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i ftuar në emisionin “Bardh e Zi” në ABC News, komentoi edhe situatën e trafikun të rënduan që “kaplon” qytetin çdo ditë.
Mazniku u shpreh se metro nuk ndërtojnë dot pasi janë shumë të kushtueshme, ndërsa ajo që kanë menduar është ndërtimi i linjave të lëvizshmërisë së shpejtë të autobusëve.
Ai shton se do të ndërtohen 3 linja të tilla, të cilat do të përfundojnë për gati 5 vite.
“Zgjidhja është mos të përdoret makina. Në qytet 37% e njerëzve lëvizin me makinë private.
Metro nuk ndërtojmë dot, 1 kilometër metro kushton 250-300 milion euro, shifër e papërballueshme.
Ajo që jemi duke bërë, jemi duke punuar me një KFV, për të bërë linjat e lëvizshmërisë së shpejtë të autobusëve.
Proces që synojmë ta nisim në fundin e këtij e vitit, pas 2-3 vitesh përfundon faza e parë, 4-5 vjeçar 3 linja të përfundojnë,” përfundon Mazniku.r.t/abcnews.al