“Metodologjinë e zgjerimit”, Bushati: Aktorët politikë të shtojnë forcat për objektivin kombëtar

schedule15:02 - 5 Shkurt, 2020

schedule 15:02 - 5 Shkurt, 2020

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar këtë të mërkurë pas prezantimit të metodologjinë e re të procesit të zgjerimit nga Komisioni Europian prezantoi, që do të jetë kryesisht e aplikueshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në reagimin e tij në Facebook, Bushati shkruan se shpreson që metodologjia e rishikuar do ta bëjë procesin e pranimit në Bashkimin Europian më efektiv, më të parashikueshëm, më të besueshëm dhe më të prekshëm për qytetarët duke frymëzuar ndryshimet e duhura shoqërore.

Gjithashtu ish-ministri ka theksuar se tashmë është dekada e katërt e tranzicionit, që shkoi përtej çdo parashikimi dhe duhet të përmbyllet me Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në familjen europiane.

Postimi i plotë:

Komisioni Europian prezantoi metodologjinë e re të procesit të zgjerimit që do të jetë kryesisht e aplikueshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dy vjet pas miratimit të Strategjisë së Zgjerimit të vitit 2018, le të shpresojmë që metodologjia e rishikuar do ta bëjë procesin e pranimit në Bashkimin Europian më efektiv, më të parashikueshëm, më të besueshëm dhe më të prekshëm për qytetarët duke frymëzuar ndryshimet e duhura shoqërore. Javët në vijim do të jenë kritike për zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së. Ndaj, na duhet të shtojmë forcat e përpjekjet mes nesh, të gjithë aktorëve politikë e shoqëror, për të jetësuar këtë objektiv kombëtar. Dekada e katërt e tranzicionit, që shkoi përtej çdo parashikimi, duhet të përmbyllet me Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në familjen europiane./abcnews.al