Ministri i Financave Ervin Mete, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se ai është thirrur në SPAK në cilësinë e deklaruesit.
Gjithashtu, Mete është thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me hetimet për ndërtimin e inceneratorëve, ku i përfshirë ka rezultuar dhe ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj.
Nga pamjet e siguruara nga ABC News, vihet re që Ministri i Financave ka zgjedhur të mos jap asnjë deklaratë për gazetarët pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme./abcnews.al