“Metamorfoza”/ Shtyhet seanca për Pëllumb Gjokën, Oltion Bistrin, Xhevahir Litën dhe personat e tjerë të akuzuar

schedule15:31 - 16 Qershor, 2025

schedule 15:31 - 16 Qershor, 2025

Shtyhet seanca për biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-shefin e Operacionales Oltion Bistrin, Xhevahir Litën, ish-policin Ardit Hasanbegaj dhe personat e tjerë të akuzuar për dosjen “Metamorfoza”.

Shkak u bë zëvendësimi i avokatit të Edmond Prekës që kërkoi kohë të njihej me dosjen. Seanca e radhës ku pritet te lexohet edhe pretenca e prokurorisë, do të mbahet më datë 26 qershor ora 8 e 30.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 si dhe për bashkëpunim në dy vrasje të tjera. Ndërsa ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-shefi i Forcave Operacionale të Policisë, Oltion Bistri akuzohen për korrupsion dhe nxjerrje te sekretit.

Ish-drejtuesi i policisë informonte për aksionet e policisë ndaj lojërave të fatit si dhe dyshohet se ka prishur provat në vendngjarje. Ish prokurori Lita dyshohet se ka ndihmuar Behar Bajrin për t’u liruar nga paraburgimi gjatë kohës që ka qenë me detyrë në prokurorinë e Shkodrës.

Behar Bajri akuzohet se për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen ndaj Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

Shumica e anëtarë të këtij grupi u arrestuan në korrik të vitit 2023 ndërsa SPAK i mbylli hetimet në Maj të 2024-ës. Zbulimi i tyre u bë falë zbërthimeve të komunikimeve në aplikacionin Encro Chat dhe Sky Ecc./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!