Prokuroria e Posaçme lexoi pretencën për 7 të pandehurit e dosjes “Metamorfoza” lidhur me gjykimin e ndarë veç përmes procedurës së gjykimit të shkurtuar. Ne senacen e se enjtes spak kerkoi ne total denimin me 74 vite heqje lirie.
– Pëllumb Gjoka, 14 vite burg, akuzuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e Kleanthi Musabelliu dhe Dorian Duli.
– Behar Brahoviç (Bajri), 15 vjet, i akuzuar për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Kleanthi Musabelliut dhe Dorian Dulit.
– Edmond Preka, 11 vjet, i akuzuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e Kleanthi Musabelliut.
– Astmer Bilali, 10 vjet, i akuzuar për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e Dorian Duli, Genc Tafili dhe Ibrahim Lici.
– Ardrit Hasanbegaj, 9 vjet, i akuzuar për sigurim kushtesh për të vrarë Ibrahim Licin.
– Xhevahir Lita, 6 vjet, i akuzuar për zbulim i akteve sekrete dhe korrupsion në dy raste
– Oltion Bistri, 9 vjet, i akuzuar për korrupsion, zbulim i akteve sekrete në dy raste dhe pastrim parash.
Nëse miratohet kërkesa e mësipërme që është përllogaritur në bashkim të dënimeve, të pandehurit do të përfitonin zbritjen me 1/3 e dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
SPAK kërkon të konfiskohet shuma prej 1 milion e 300 mijë euro të sekuestruara nga pasuritë e Oltian Bistrit. Bëhet fjalë për procesin ku të përfshirë janë ish-prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i forcave operacionale Oltion Bistri, biznesmeni Pellumb gjoka, ish efektivi Ardrit Hasanbegaj si dhe Behar Bajri, Astmer Bilali e Edmond Preka që akuzohen për korrupsion, nxjerrje të sekretit hetimor, shperdorim detyre, grup kriminal, pastrim parash e përkrahje të autorit të krimit.
Për ish-kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita, SPAK thotë se në këmbim të parave ka fovorizuar në lirimin para kohe të Behar Bajrit.
Ndërsa ish-shefi i forcave operacionele Oltion Bistri dyshohet se informoi Pëllumb Gjokën për një operacion policor për goditjen e lojrave të paligjshme të fatit.
Gjithashtu SPAK bën përgjegjës Astmer Bilalin, Behar Bajrin, Pëllumb Gjokën e Edmond Prekën për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes se Dorian Dulit, Ibrahim Licit dhe Kleanthi Musabelliut.
Ndërkohë për veprat e rënda penale dhe porositë për vrasje në aplikacionin “SKY ECC”, disa prej këtyre personave do të gjykohen me procedurë të zakonshme./abcnews.al

