Meta: Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, përmbysje demokratike më 25 prill

schedule11:14 - 28 Janar, 2021

schedule 11:14 - 28 Janar, 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të enjte ka reaguar sërish në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit të 2021.

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se është i mendimit që zgjedhjet e përgjithshme duhet të ishin mbajtur me kohë dhe jo në 25 prill.

Ndër të tjera ai thekson se përmbysja demokratike do të vijë më 25 prill.

“Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë. Përmbysje demokratike më 25 prill 2021”, shkruan Meta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!