Avokatët mbrojtës të Ilir Metës, pretendojnë, se ish-presidenti nuk ka qenë kurrë i përfshirë në afera korruptive, pavarësisht se SPAK thotë të kundërtën dhe ish presidenti vijon të mbahet në burg, që nga tetori I vitit 2024.
Përmes një letre të shkruar nga burgu ish presidenti Ilir Meta, se të ardhurat e tij nga viti 1995 deri në vitin 2023 janë 87 milion lekë, një pjesë e te cilave janre shpenzuar për të jetuar dhe për familjarët e tij.
Për Ilir Metën, SPAK mbylli hetimet më 28 korrik të fitit 2025, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.


