Presidenti i Republikës Ilir Meta, i bëri thirrje të gjithë simpatizantëve dhe mbështetësve të PD-së të mos mbajnë para nëpër xhepa në mënyrë që të mos akuzohen sipas tij për blerje votash.
Gjithashtu presidenti bëri thirrje për pjesëmarrje masive ditën e nesërme në zgjedhje, duke theksuar se populli shqiptar do të tregojë se e vlerëson votën.
Më tej Meta theksoi se për çdo incident apo ngjarje që mund të ndodhë, përgjegjësia do të jetë e prokurorisë, komisionerëve si edhe policisë.
“I bëj thirrje të gjithë simpatizantëve dhe votuesve të opozitës të mos mbajnë asnjë lek të vjetër një xhep se do t’i ndalojnë e do të thonë se u gjetëm lek në xhep dhe donin të blinin vota. Ndërsa për ata të Shkodrës e të Pukës që i kapi polici me kamera që blinin vota për palën tjetër, u mbyll dosja atje. Kështu që këto janë gjëra të vogla.
Tani përgjegjësia për çdo ngjarje që ndodh bie mbi komisionerët, prokurorët, policinë.
Ne nesër duhet të shkëlqejmë përpara botës si një popull që di ta vlerësojë votën e tij. Vetëm një pjesëmarrje masive dhe imazh paqësor do të bëjë të mundur që miqtë tanë të thonë Shqipëria eci përpara për të çelur negociata”, tha Meta.
/abcnews.al/