Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi klerikun shqiptar te Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë Haxhi Sulejman Efendi Rexhepin me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për merita të shquara në promovimin e vlerave të paqes, dashurisë, humanizmit, harmonisë e bashkëjetesës ndërfetare. Presidenti Meta u shpreh se Reisul Ulema Sulejman Rexhepi duke mbrojtur interesat dhe jetën fetare islame mes shqiptarëve, është kujdesur veçanërisht për cilësinë e shkollimit, ruajtjes së frymës kombëtare në institucionet fetare si dhe është përpjekur për mundësimin e urave lidhëse mes mendimit tradicional islam dhe mendimit bashkëkohor e intelektual shqiptar. Në vitin 1991 kleriku zyrtarizoi gjuhën shqipe në Institucionet e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dhe një vit më vonë u bë një nga nismëtarët për themelimin e Universitetit të Tetovës. Organizata që ai drejtonte u kthye në strehën kryesore të pritjes dhe kujdesit të refugjatëve të krizës humanitare të viteve 1998-1999 nga Kosova./abcnews.al
Meta vlerëson klerikun Sulejman Rexhepi me titullin “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut”

schedule15:27 - 25 Janar, 2018
schedule 15:27 - 25 Janar, 2018