Meta vlerëson Ansamblin Popullor dhe mjeshtrin Besim Zekthi

schedule10:41 - 13 Nëntor, 2017

schedule 10:41 - 13 Nëntor, 2017

Në 60 vjetorin e krijimit Ansamblit Popullor i është dhënë dekorata e lartë Nderi i kombit. Vlerësimi iu akordua nga presidenti i republikës Ilir Meta duke e cmuar ndër të tjera edhe për rolin e luajtur si ambasador i kulturës jashtë Shqipërisë, nëpërmjet përcjelljes së vlerave më të qenësishme të folklorit shqiptar e trashëgimisë sonë shpirtërore në të gjithë botën.

Në ceremoninë që u zhvillua në Teatrin Kombëtar,Presidenti i Republikës, Ilir Meta ia dorëzoi këtë dekoratë edhe kërcimtarit, dhe mjeshtrit të valles popullore shqiptare Besim Zekthi në vlerësim të kontributit shumëvjeçar si solist me nivel të lartë interpretativ dhe mjeshtëri të veçantë artistike të valleve shqiptare; për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin tek brezat e artistëve të rinj, si dhe për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore jashtë vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!