Meta vizitë zyrtare në Slloveni, takohet me Presidentët e vendeve të rajonit

schedule09:35 - 17 Maj, 2021

schedule 09:35 - 17 Maj, 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta niset sot në një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë. Kreu i shtetit do të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj.

Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe Presidentët e vendeve të rajonit.

Meta do të mbajë një fjalim gjatë këtij Samiti, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare dypalëshe me homologët pjesëmarrës. /abcnews.al/