Meta vizitë zyrtare në Shkup, nderon figurën e Skënderbeut

schedule21:46 - 22 Nëntor, 2018

schedule 21:46 - 22 Nëntor, 2018

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta gjatë vizitës zyrtare në Shkup nderoi veprën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Kreu i shtetit shqiptar zhvilloi një takim edhe me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.

Me një buqetë me lule i nis kremtimet e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Maqedoni.

Ilir Meta, President i Republikës: “Sigurisht që është kënaqësi për të nisur këtë kremtim. Duke u përkulur me nderim këtu në Shkupin e vjetër para monumentit të heroit tonë kombëtar. Edhe në kuadër të 550 vjetorit të kujtimit të kësaj figure të përmasave europiane.”

Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi edhe të gjitha përpjekjet që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen në Maqedoni për të ecur drejt jo vetëm ruajtjes, por edhe të përdorimit të gjuhës shqipe në përputhje edhe me Marrëveshjen e Ohrit. Më herët kryetari i shtetit shqiptar u takua me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Presidenti Meta theksoi se Shqipëria është e angazhuar për respektimin e të drejtave të pakicës maqedonase, ndërsa vlerësoi se është me rëndësi bashkëpunimi i qeverive të dy vendeve në kuadër të Procesit të Berlinit. Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë, Zaev vuri në dukje se Maqedonia tashmë po kalon procese të rëndësishme reformuese duke pasur si objektiv krijimin e një shoqërie multietnike me të drejta dhe trajtim të barabartë për qytetarët e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!