Meta: Vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike, përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas

schedule15:55 - 28 Korrik, 2021

schedule 15:55 - 28 Korrik, 2021

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me renditjen në vendin e katërt në botë të peshëngritësit Briken Calja.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se vetëm 1 kg ishim larg medaljes olimpike.

Ndër të tjera kreu i shtetit shkruan se ky ishte përfaqësim dinjitoz i përfaqësuesit Briken Calja.

“Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë! ???”, shkruan Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!