Meta: Vendi ynë nuk vuan një emigrim problematik por po përjeton një erozion demografik

schedule15:29 - 14 Janar, 2021

schedule 15:29 - 14 Janar, 2021

Shifra alarmante, jo politika por ekspertët, kanë dhënë për largimin e shqiptarëve nga vendi, një kauzë kjo e Presidentit Ilir Meta që treguesit i përcolli përmes një paneli profesorësh.

“Shqipëria zë vendin e parë, madje ka kaluar edhe Sirinë dhe Irakun për njerëzit që kërkojnë azil ekonomik. Pra janë 85 persona për 10 mijë banorë që kërkojnë azil ekonomik vetëm për 2019”, ka thënë Meta.

Sipas ish-dejrueses së INSTAT, Ines Nurja, gjatë 10-vjeçarit të shkuar ishte shtresa më e varfër që largohej, tani theksoi më tutje profesor Ilir Gëdëshi janë të rinjtë dhe intelektualët që duan të ikin.

“Rreth 94 për qind e studentëve jashtë duan të qëndrojnë në vendin ku studiojnë dhe mos kthehen më. Kjo është diçka e rëndë për vendin. Kjo ndodh, sepse studentët nuk shohin të ardhme apo përmirësim të gjendjes në Shqipëri”, ka thënë ndër të tjera ai.

Të tilla të dhëna të largimit largimit të të rinjve rinjve, u krahasua nga profesor Sherif  Bundo me dëbimin që kryente Millosheviçi me shqiptarët e Kosovës.

“T’i vrasësh rinisë shpresën është njësoj si ta dëbosh me forcë nga vendi. Është njësoj siç Sllobodan Millosheviçi dëbonte me forcë shqiptarët nga Kosova”,ka thënë Bundo.

Presidenti Ilir Meta mori fjalën i fundit, për çështjen që nuk ka reshur së foluri që nga dita e parë që shkoi në Presidencë.

“Të gjithë kemi një shqetësim të përbashkët, që vendi ynë, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, nuk vuan një emigrim problematik në nivele të pranueshme, por po përjeton një erozion demografik, referuar statistikave bindëse”, u shpreh Meta.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, janë 1.7 milionë shqiptarë që janë emigrant kundrejt një popullsie zyrtare prej 2.8 milionë, ose 56% e popullsisë aktuale është në emigrim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!