Meta uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë

schedule22:20 - 15 Maj, 2018

schedule 22:20 - 15 Maj, 2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë që nisin nesër Muajin e Ramazanit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Presidenti shprehet se “ky Muaj i madhërishëm, që lartëson shpirtin e kthjellon mendjen, uroj të sjellë më shumë dashuri për njëri-tjetrin, paqe sociale dhe besim”.  Ndër të tjera kreu i shtetit uroi për agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm.

Postimi i plotë i Presidentit Meta

“Të dashur besimtarë myslimanë,

Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës dhe të reflektimit! Ky Muaj i madhërishëm, që lartëson shpirtin e kthjellon mendjen, uroj të sjellë më shumë dashuri për njëri-tjetrin, paqe sociale dhe besim. Solidaritet për ata që kanë nevojë për përkujdesje, për të qenë bashkë në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime. Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familjet tuaja! Zoti ju ndihmoftë për ta përmbushur më së miri atë!

Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar!” ./abcnews.al