Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë me rekurs ndaj masës së sigurisë arrest me burg, duke i kërkuar të lirohet.
Një javë më parë, Gjykata e Posaçme refuzoi një tjetër kërkesë të ish-presidentin Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar zevendësim e masës së sigurisë me të gjitha opsionet, edhe garanci pasurore prej 50 milionë lekësh, edhe arrest shtëpie, edhe lirim të menjëhershëm.
Ish-presidenti mbahet në burg që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontrata lobuese të LSI-së në SHBA, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie. Dosja ndaj tij dhe ish bashkëshortes Kryemadhi, tashmë është kaluar në gjykim në themel.


