Presidenti Ilir Meta thirri shqiptarët në protestë më datë 2 Mars në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. “Më 2 mars pasdite do të mblidhemi për shpartallimin e grushtit të shtetit me një besëlidhje kundër regjimit që ka dhunuar kushtetutën dhe ka shpopulluar vendin”, tha ai.
Data 2 mars përkon edhe me ditën e Besëlidhjes së Lezhës në vitin 1444.
Paralajmërimi i Metës:
Pjesmarrës në këtë grusht sheti është qeveria, mazhoranca dhe gjysmë parlamenti. Këtu ka dhe persona të tjerë dhe do të ketë padi të reja. Çdo ditë do të ketë lajme për grushtin e shtetit dhe ne do e marrim me përgjegjësi çmontimin e grushtit të shtetit. Duhet të jeni të sigurt se ky institucion është i vetmi fatkeqësishttnë mbrojtje të pavarsisë.
Nga data 2 mars ku do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit, para popullit shqiptar tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit, ndaj më 2 Mars ju presim të gjithëve në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit dhe ju japim fjalën se për popullin shqiptar shumë shpejt sdo të ketë vetëm një institucion në mbrojtje të Kushtetutës, por të gjithë institucionet që janë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit do ju kthehen qytetarëve. Ata që kërkojnë popullin e presidentit në whatsapp, të porosisin poture të gjera. /abcnews.al
Lexo edhe:DELE DEPUTETET KANE PERDHUNUAR KUSHTETUTEN