Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte në Vlorë për fushatën e dhurimit të gjakut.
Ai gjithashtu komentoi edhe zgjedhjet e 25 prillit, duke u ndalur edhe tek arrestimet e SPAK, ndërsa u shpreh: “Çdo njeri që shkel Kushtetutën duhet të përballet me drejtësinë”.
Gjithashtu Meta tha se fuqia e qytetarëve është vota e tyre, ndërsa u ndal tek sistemi shëndetësor Meta tha se duhet të mbështeten nga qeveria, teksa theksoi se një ndër problemet më të mëdha është transparenca.
“Çdo njeri duhet të dijë se fuqia e shqiptarëve është vota e tyre dhe askush nuk mund të ankohet ndaj qeverisë nëse nuk shpreh vullnetin e tij. Kjo është detyra ime dhe do ta bëj me bindje të plotë. Jam i sigurt se 25 prilli do të jetë ditë e rëndësishme dhe jo e zakonshme”, tha Meta. /abcnews.al/