Presidenti i Republikës Ilir Meta, deklaroi nga Korça së do të jetë me qytetarët, ndërsa i bëri apel Parlamentit aktual të reflektojë.
Kreu i shtetit theksoi se arsyet se përse dekreti u kthye në Kuvend ishte fakti që të kthehej në shina marrëveshja e “5 qershorit”.
I pyetur nëse i ka dhënë pasaportë shqiptare një personi të dënuar për vrasje, Presidenti kërkoi të tregohej emri, ndërsa i konsideroi këto komente, “mashtrimet e Rilindjes”.
“Thirrja e tyre drejtuar presidentit për ta kthyer përsëri në Kuvend këtë akt. Me qëllim rikthimin e aktit në shinat e 5 qershorit, kjo ishte një arsye kryesore për t’i dhënë mundësi tjetër maxhorancë që të reflektojë, të respektojë këtë marrëveshje gjithëpërfshirëse, përndryshe padyshim që do të mbajë një përgjegjësi kritike.
Jo vetëm për këtë precedent të rrezikshëm në 3 dekada në mënyrë të njëanshme dhe për vonesën pa fund të procesit të çeljes së negociatave. Populli shqiptar kërkon ti jepet fund kësaj krize. Kuvendi i Shqipërisë kurrë në historinë e vendit nuk ka qenë në këtë gjendje.
Lexo edhe: ARGUMENTET/ Meta “rrëzon” ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ligji kthehet në Kuvend
Populli kërkon paqe integrim evropian dhe këto nuk arrihen pa pasur një reflektim nga Parlamenti aktual. Vendimi i njëanshëm që ka marrë Kuvendi i Shqipërisë .Unë shpresoj që ata të reflektojnë dhe përsëris që presidenti është me qytetarët.
Presidenti dëshiron të ketë zgjedhje midis forcave të ndryshme politike, padyshim që ka vetëm një votë që do ta hedhë atë në mënyrë të fshehtë, në 25 prill. Në rast se do të ketë këmbëngulje për të dëmtuar zgjedhjet, sigurisht që presidenti do të jetë me të gjithë popullin që shqiptar”, tha Meta.
Pyetje: I keni dhënë nënshtetësi shqiptare një personi që ka kryer vrasje?
Meta: Përse më habit më thuaj kush është emri. Përse merreni me shpifjet e Rilindjes. A tha para një jave kryeministri aktual që Ilir Meta takon persona të botës së krimit. I thashë , kë kam takuar, thuaji edhe shqiptarëve edhe Asamblesë tënde që të mos e kthejmë në një asamble tradhtare. Ju e dini si i përgjigjet populli asamblesë tradhtare, me top. Unë jam gjithë kohës i shoqëruar nga garda e Republikës. Nëse unë kam takuar një njeri të botës së krimit unë jap dorëheqjen fare. Po pse dosjet e Shijakut dhe Dibrës nuk ju mjaftojnë.
Jua ka thënë ai kë kam takuar. Doni t’jua them unë…Jo të gjitha thuhen…
Pyetje: A është konsultuar Rama para se të merrte vendimin për të çuar çështjen e detit në Hagë?
Meta: Nuk është konsultuar me mua.
/abcnews.al/


