Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë qëndrimit të tij në SHBA është takuar me kongresmenin amerikan Eliot Engel.
Në këtë takim kreu i shtetit ka vlerësuar rëndësinë e partneritetit strategjik dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane.
Ndër të tjera Meta ka theksuar se Engel si njohës i shkëlqyer i rajonit, është përkrahës i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për të konsoliduar të gjitha arritjet e deritanishme në Ballkan për paqen dhe stabilitetin.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2790609210985334
Postimi plotë:
Përherë i lumtur të takohem me mikun e çmuar të kombit shqiptar, Eliot Engel, Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan. Në bisedën e përzemërt dhe të hapur, vlerësuam rëndësinë e partneritetit strategjik dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane.
Si njohës i shkëlqyer i rajonit, ai është edhe një përkrahës i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për të konsoliduar të gjitha arritjet e deritanishme në Ballkan për paqen, stabilitetin, sigurinë, demokracinë e shtetin ligjor, dhe forcuar lidhjen tonë transatlantike. /abcnews.al