Meta takon Ballancën: Mbështes punën e Avokatit të Popullit

schedule15:36 - 13 Prill, 2018

schedule 15:36 - 13 Prill, 2018

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me avokaten e Popullit Erinda Ballanca për t’u njohur me punën dhe prioritetet e këtij institucioni.

“Avokati i Popullit më njohu me Raportin Vjetor të punës për vitin 2017, dhe me aspekte të veçanta të veprimtarisë dhe prioriteteve të këtij institucioni. Ky institucion është një garant i rëndësishëm i të drejtave dhe i lirive të qytetarëve”, tha Meta.

Kreu i Shtetit, theksoi se mbështet punën e Avokatit të Popullit. Sipas Metës evidentimi i problematikës dhe rekomandimet e tij, për veprimtarinë e çdo institucioni publik, janë një nga mjetet që nxjerrin në pah të vërtetën.

“Mbështes punën e Avokatit të Popullit, sepse roli i tij është i pazëvendësueshëm, edhe për faktin se evidentimi i problematikës dhe rekomandimet e tij, për veprimtarinë e çdo institucioni publik, janë një nga mjetet që nxjerrin në pah të vërtetën, luftojnë padrejtësitë në ushtrimin jokorrekt të pushtetit publik dhe rikthejnë besimin tek shteti i së drejtës” u shpreh Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!