Meta takim me Zv/kryeministrin e Kosovës, Pacolli: Jam gati të filloj me projektin e Thumanës

schedule12:20 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 12:20 - 17 Dhjetor, 2019

Ditën e sotme presidenti i republikës në një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës Behgjet Pacolli shprehu falënderime dhe mirënjohje për ndihmën e autoriteteve të Kosovës dhe të  Pacollit ndaj pasojave të rënda që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Nga ana tjetër Pacolli u shpreh se mbetet në gatishmëri për të filluar sa më parë projektin e tij në ndërtimin e banesave të reja në Thumanë.

Njoftimi i Presidentit: 

“Presidenti Meta pret në takim Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z.Behgjet Pacolli

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, z.Behgjet Pacolli.

Presidenti Meta e falenderoi z.Pacolli për mbështetjen dhe ndihmën e vyer të autoriteteve të Kosovës, dhe veçanërisht për angazhimin e tij personal, për të kontribuar me një ndihmë financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit.

Z.Pacolli shprehu gatishmërinë për të filluar sa më parë projektin e tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë, që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore“./abcnews.al