Meta takim me Këshillin i Ambasadorëve: Shqipëria beson në angazhimin e SHBA-ve në Ballkan

schedule17:30 - 8 Shkurt, 2020

schedule 17:30 - 8 Shkurt, 2020

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, në prag të misionit të tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, priti në një takim në Uashington, Presidentin Ilir Meta.

Meta i njohu Ambasadorët me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe në rajon, duke theksuar se vizita e tyre në vendin tonë do të jetë një kontribut i shtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane. Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe demokracinë.

Në këtë kuadër, Presidenti Meta vlerësoi rolin që luan Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë për forcimin e lidhjes sonë transatlantike.

Meta në facebook:

Një takim i frytshëm me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, në prag të vizitës së tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Vlerësoj rolin e tyre për forcimin e lidhjes sonë transatlantike, si një kontribut i shtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane. Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe demokracinë. ???

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!